INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet iPhone i ri SE, ndërthurja mes iPhone 6S dhe 5S

Publikohet iPhone i ri SE, ndërthurja mes iPhone 6S dhe 5S

Publikuar më: 22:16 21-03-2016

Kompania e fuqishme Apple sapo ka lançuar Iphone SE. Ky telefon i ri është si një përzierje mes  Iphone 5 dhe Iphone 6. Do të duket i ngjashëm me Iphonë 6 nga përpara dhe i ngjashëm me dizajnin e Iphone 5 në pjesën e pasme, lart dhe poshtë. Gjithashtu do të kete opsionet më të fundit të Iphone 6S.

Applë e quan Iphone SE, si “smartphone 4-inç më i fuqishëm”.     

Celulari do të përmbajë procesorin e njëjtë me atë të IPhone 6S, ndërsa kamera do të përfshijë opsionin për fotografi 12 megapiksel dhe incizim të videove në cilësinë 4K.

Në krahasim me iPhone 5S që i paraprin SE-së  në madhësinë e 4 - inç , smartphone i ri i Apple ka 4G më të shpejtë ,  Wi -Fi më të shpejtë, bateri më të fortë, mikrofonë të rinj.

" Shumë, shumë konsumatorët kanë pyetur për këtë, " tha drejtori ekzekutiv i Apple Tim Cook gjatë eventit së prezantimit të Apple . "Dhe unë mendoj se ata do të duan atë”.

Çmimi i Iphone SE fillon që nga 399$ me 16GB memorie dhe shkon deri në 499$ me kapacitet 64GB. Do të jetë i disponueshëm në ngjyrat gold (e artë) dhe rosë gold ( e artë në rozë), si dhe ato më tradicionalet, ngjyra më të lehta, që i ngjason të bardhes dhe më të errëta, si më në gri.

Paraporositë do të fillojnë më 24 mars dhe telefoni do të jetë i disponueshëm më 31 mars . IPhone SE do të jetë në më shumë se 100 vende deri në fund të majit.

Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223