INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet

Publikohet "Kanga Jote": Butrinti i thyen të gjitha, por nuk "shpëton" prej saj!

Publikuar më: 11:37 13-04-2016

Rikthehet këngëtari më i preferuar i momentit në muzikën pop me këngë e tij të re.

Pas “Merre Zemren Tem” dhe “Eja Eja”, “Kanga Jote” duket se është asgjë tjetër veçse hiti i radhës për Butrint Imerin. Artisti i talentuar vjen pak më ndryshë këtë herë, me një këngë natyrisht ritmike, por më eksplozive se zakonisht. Ishim mësuar me balada dhe këngë verore që të bënin të ëndërrosh, por duket se tashmë Butrinti ka vendosur t’ia bëjë BAM!

Në fokus është sërish një “ajo”, e cila duket se nuk është sjellë siç duhet me këngëtarin tonë, pasi ai “nuk do ta shohë më edhe pikë”! Muzika është e realizuar nga K Master dhe Lyrical Son, i cili nuk është mjaftuar vetëm me kaq, pasi në bashkëpunim me reperin Gjiko ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge. Një këngë e cila të mban pezull me ritmet e saj dhe një klip me mbyllje të denjë për një film, Butrinti duket se ka qëlluar edhe një herë në shenjë!

Article Logic
Execution time: 0.0022110939025879