Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë vjen një këngëtar mashkull me himnin për Botërorin “Rusi 2018”.
Këngëtari amerikan i popit Jason Derulo u përzgjodh nga ‘Coca-Cola’, sponsori zyrtar i garës më të madhe të planetit në futboll, për të kënduar himnin e botërorit.
Titulli i këngës është “Ngjyrat”, (Colours), ndërsa zyrtarisht himni do të hidhet në treg më 16 mars. Ky është versioni “audio” i këngës.