Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.
Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.
Së fundmi, ai ka publikuar me videoklip këngën e tij më të re “Mercy”, në bashkëpunim me dy reperë të cilët këndojnë në gjuhën gjermane, me referen në gjuhën franceze, ku përmendet fjala “Mercy”, që në shqip do të thotë faleminderit.
Por, ajo që na ka bërë të ndihemi më shumë krenar është kur reperi këndon pjesën e tij në gjuhën shqipe, madje në një moment përmend frazën “E ka pushtu krejt botën shqipja me dy krena”.