INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet klipi

Publikohet klipi "Fairytale": Nga mbretëresha te Kësulkuqja, copëza përrallash për Enedën në Eurovizion

Publikuar më: 15:43 14-03-2016

Eneda Tarifa ka publikuar ditën e djeshme klipin e këngës së saj me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Video e “Përrallë”, ose më mirë të themi tashmë “Fairytale”më në fund ka njohur dritën e diellit, vetëm dy muaj përpara netëve të mëdha të majit në Eurovision Song Contest 2016. Një video magjike ku, ashtu siç thotë edhe vetë titulli i këngës, duket sikur janë shkëputur copëza të ndryshme përrallash për të formuar historinë e bukur që Eneda do të tregojë në Eurovizion. Vende të magjepsur, si dhe personazhe të ndryshme përrallash duke gjykuar nga veshja e artistes 33 vjeçare, ku spikasin mbretëresha dhe një variant Kësulkuqeje në lisharëse. “Fairytale” është publikuar në kanalin zyrtar YouTube të Eurovizionit dhe tashmë hapi final është performanca live ku jemi të bindur se këngëtarja bukuroshe nuk do të na zhgënjejë. Gjithçka mbetet është të presim dhe të shohim, me shpresën se Eneda do të ketë pak më shumë fat se Elhaida.

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812