INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet klipi

Publikohet klipi "Liri": Kush ia del ta "ulë" Dafinën?

Publikuar më: 16:12 12-03-2016

Artistja e njohur ka publikuar mbrëmjen e djeshme klipin e saj të ri, dhe duket se edhe një herë tjetër ka bërë të gjithë zgjedhjet e duhura.

Ashtu siç ju lajmëruam ekzkluzivisht muaj më parë, këngëtarja bukuroshe nuk ka vonuar të publikojë këngën e saj të ndjerë dedikuar lirisë dhe bashkimit të trojeve shqiptare, “Liri” në bashkëpunim me Dj Mixey nga Authentic Ent. Kënga vjen me një koncept të qartë, ku Dafi shfaqet në pikën më të lartë të maleve të Kosovës, me një vështrim nga trojat tona që kufizojnë vetveten. Ideja është shumë e bukur si dhe përcillet natyrshëm nga pika e lartë e maleve krenarë që, të rrethuar nga vetja, dëgjojnë të flitet gjuhë shqiptare. Pamja fotografike përputhet plotësisht me konceptin e ndjerë të këngës, ndërkohë që Dafina nuk zbret nga maja e malit nga fillimi i klipit deri në fund të tij, si për të treguar se qëndron vetëm lart, ashtu siç qëndron vendi të cilin e përfaqëson. Rrugëtimi i djaloshit dhe Mixey-t në video krijon përshtypjen e një paralelizmi ndërmjet një fëmije që rritet, nga një adoleshencë me shpresat e mbylluar në vështrimin e zarit të tij prej xhami, deri në rininë ku duket se kërkon që ëndrrat dhe shpresat e tij të kthehen në realitet.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928