“Mall”, ka tashmë versionin përfundimtar të paraqitjes në Eurosong. Përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e madhe europiane që këtë vit do të mbahet në Lisbonë, ka publikuar klipin zyrtar.
Kënga fituese e Festivalit të 56-të në RTSH, që do të prezantojë Shqipërinë për të 15-in vit radhazi në skenën e festivalit europian, ka marrë komente e vlerësime edhe në faqen zyrtare të Eurovizionit.
Shumë prej ndjekësve në rrjet vlerësojnë zërin e jashtëzakonshëm të Gent Bushpepës duke e konsideruar atë një rock metal që nuk mund të kalojë në heshtje nga ky kompeticion muzikor.
Suksese Eugent!