Portali “Football Leaks” ka zbuluar disa nga detajet e kontratës së Neymar me Barcelonës. Klauzola e blerjes së sulmuesit brazilian është 190 milionë euro, ndërsa bie në sy fakti se nëse Barcelona do të fitojë tripletën këtë sezon, Neymar do të përfitojë 1,7 milionë euro bonus.
"Blaugranasi” përfiton një pagë minimale prej 9 milionë eurosh në vit, me një seri kaluzolash. Triumfi në La Liga i siguron atij 850 mijë euro, dopieta Kupë e Mbretit-Ligë e Kampionëve 1 milionë euro, dhe tripleta më shumë se një milionë e gjysmë euro.
Të gjitha këto bonuese kushtëzohen me faktin që ai duhet të luajë në 60 për qind të ndeshjeve. Nëse Neymar i arrin të gjitha këto bonuse për 5 vjet, përfiton plot 45, 9 milionë euro. Pjesë e kontratës janë edhe detaje të tjera që s’kanë lidhje me fushën e blertë.
Kështu, 24-vjeçarit i kërkohet të impenjohet të mësojë gjuhën katalanase si dhe i ndalohet të praktikojë sporte ekstreme.