INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet krijimi i parë i Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare

Publikohet krijimi i parë i Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare

Publikuar më: 17:45 25-08-2017

Ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari ka publikuar krijimin e parë të Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare. Plasari ka postuar në rrjetin social “Facebook” disa foto që tregojnë vjershën e Kutelit të botuar në vitin 1919 në një kalendar “të humbur” të Pogradecit Ai shkruan se sprova e parë e adoleshentit Kuteli ishte një vjershë naive e asaj moshe, dedikuar Skënderbeut.
“I pari krijim i adoleshentit Dhimitër (Pandi) Pasko, më vonë Mitrush Kuteli, i botuar në një kalendar “të humbur” të Pogradecit më 1919, pra kur shkrimtari i ardhshëm ishte vetëm 12 vjeç, ndonëse mund ta ketë shtuar një vit moshën që t’ia botonin “veprën”. Padyshim një vjershë naive e asaj moshe, por domethënës fakti që e para sprovë e adoleshentit i kushtohej pikërisht Skënderbeut.

poezia_e_mitush.jpg

Botuesit e kalendarit i kanë shtuar edhe një shënim interesant për prejardhjen e tij tok me urimin: “Rroftë filizi i ri e vaftë gjer në veshët e Perëndisë!” Urim profetik në atë moment sot historik”, shkruan Plasari

Article Logic
Execution time: 0.0021820068359375