Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e përpliluar nga trajnerin i Kombëtares, Edy Reja, për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020, Turqi-Shqipëri (11 tetor) dhe Moldavi – Shqipëri (14 tetor).
Dy risitë e listës janë grumbullimi i talentit të Twentes, Lindon Selahi dhe i Taulant Seferit, ish-sulmuesit të Shpresës, që është pjesë e Neuchâtel Xamax. Çuditërisht, jashtë listës ka mbetur sulmuesi i Malagas, Armando Sadiku, edhe pse po arrin të shënojnë në vazhdimësi me klubin andaluz në këto ndeshje të para të sezonit. Mungon gjithashtu edhe Mërgim Mavraj, por për të dhënë kontribut në mbrojtje është ftuar Marash Kumbulla i Veronës. Nga Kategoria Superiore pjesë e listës janë dy futbollistët e Partizanit, portieri Alban Hoxha dhe mbrojtësi Lorenc Trashi. Të gatshëm për grumbullim në rast dëmtimi të një prej lojtarëve duhet të jenë Balliu, Aliji, Kaçe, Vrioni, Xhaka, Memolla, Çekiçi, Uzuni dhe Broja.