Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka publikuar një dokument sipas të cilës, renditen 20 degët më të kërkuara nga studentët gjatë vitit akademik 2017-2018. Duke iu referuar raportit së publikuar, dega më e preferuar nga maturantët shqiptarë është ajo e Administrim-Biznesit, e dyta renditet Drejtësia dhe e treta Punët Sociale.
Në fund të listës renditen degët e Financë-Kontabilitet, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji, pasi këto degë kërkojnë edhe më shumë pikë. Ministrja thekson se statistika ka dalë nga të dyja raundet e aplikimit në ciklin e I-rë për vitin akademik 2017-2018.