Pas publikimit të fotove që 'çmendën' rrjetin të Beartit dhe Teas, së fundmi të tjera pamje janë publikuar në rrjet.
Në pamjet e fundit të regjistruara nga fansa të çiftit, shihet Tea dhe Bearti që po dalin nga një bar kafe, krah për krah me njëri tjetrin.
Ish-konkurrentja e Përputhen më në fund ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për lidhjen me Beartin dhe tradhtinë që i bëri Andit pas daljes nga programi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, në orët e vona të mbrëmjes Tea ka shkruar se: "Krimi perfekt nuk ekziston ose ti vetëm lë prova sepse do që të kapesh."
Mesa duket ajo nuk është penduar, pasi thënien më lart e ka shoqëruar me një foto me dëborë, ku duket se po kalon pushimet me Beartin.
Ndërkohë që përveç postimit në Insta stoy, ajo ka publikuar edhe një koment ku një nga ndjekësi i shkruan: "Vdeksh nesër", ndërsa ajo ja kthen: "Si do kishe dëshirë të vdisja o i panjohur."
Ndërsa në një tjetër story ajo ka postuar një poezi të Dritëro Agollit, si mënyrë për të ironizuar më shumë se 500 mijë ndjekës:
“Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend.”
Ndër të tjera Tea ka zgjedhur tu përgjigjet edhe disa komentuesve, duke zbuluar se gjyshi i saj e dinte për lidhjen me Beartin.