Fakulteti i Drejtësisë ka gjetur një zgjidhje alternative për vazhdimin e mësimit, duke qenë se ngujimi i disa studentëve vazhdon ende në ambientet e brendshme.
Dekani i Fakultetit të Juridikut, në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha ka deklaruar se ditën e nesërme në orën 14:00 do të nisë mësimi dhe do të zhvillohet në ambientet e Gjimnazit "Petro Nini Luarasi".
Sipas tij, ky vendim është marrë bazuar në vullnetin e shumicës së studentëve për t’iu rikthyer auditoreve, në mënyrë që të shpëtohet viti akademik.
Hoxha u shpreh:
"Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës nesër fillon mësimin. Ka qenë vullneti i shumicës së studentëve për t’ju kthyer auditoreve, për të rikuperuar ditët e humbura dhe për të shpëtuar vitin akademik."