INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet pjesa e 3 e dokumentarit të Loredanës: Nga rrëfimet e motrës dhe vëllait tek kënga me Mozzik!

Publikohet pjesa e 3 e dokumentarit të Loredanës: Nga rrëfimet e motrës dhe vëllait tek kënga me Mozzik!

Publikuar më: 11:29 18-12-2020

Ashtu sikurse pritej Loredana ka publikuar ditën e sotme pjesën e tretë të dokumentarit, ku ka folur rreth fillimeve të karrierës së saj dhe planeve për të ardhmen.

Në këtë pjesë të dokumentarit shfaqen edhe njëra nga motrat dhe njëri prej vëllezërve të Loredanës, të cilët rrëfejnë pasionin e saj për muzikën dhe vështirësitë që ka kaluar për të arritur sot majat. Ata tregojnë se e kishin vërejtur talentin e saj që në fëmijëri, por ajo nuk e kishte shprehur kurrë dëshirën për tu bërë pjesë e kësaj industrie.

Në këtë pjesë artistja tregon se periudhën e karantinës e kaloi bashkë me vajzën, ndërsa thotë se ka qenë aktive edhe në TikTok.  Bashkëpunëtorët e saj kujtojnë suksesin e projektit të parë të Loredanës dhe projektet tjera që pasoi.

Sakaq, në këtë pjesë thuhet edhe se reperja pritet të publikojë disa projekte të reja në janar e shkurt, ku siç duket do vijë edhe bashkëpunimi i shumëpritur me Mozzik.

 

Më 25 nëntor u publikua pjesa e parë e dokumentarit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet, shkruan iconstyle.al. Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043859481811523