Ashtu sikurse pritej Loredana ka publikuar ditën e sotme pjesën e parë të dokumentarit duke konfirmuar ribashkimin e saj me Mozzik.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.
Reperi shprehet në një moment se:
Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”
Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.
Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen.
Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë.
Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme.
Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.
Megjithatë, janë edhe 3 pjesë të tjera që do shohim në vijim nga dokumentari, ku ndoshta ata kanë zbardhur më shumë rreth asaj që ka ndodh.
Loredana po ashtu ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe në dhjetor, të titulluar “Medusa”.
Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit. Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik.
Deri tani janë publikuar 3 këngët e para të albumit, teksa pritet të publikojë edhe një këngë me Mozzik.