INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet RAPORTI/ Ja sa e SIGURT është të udhëtosh në Shqipëri [FOTO]

Publikohet RAPORTI/ Ja sa e SIGURT është të udhëtosh në Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 12:01 22-01-2019

Të udhëtosh në çdo vend të botës mund të ndeshesh me rreziqe. Por sa e lehtë është të udhëtosh përreth? A na rrezikohet siguria? Çfarë masash duhet të merrni kur udhëtoni në destinacione të veçanta? Këto janë të gjitha pikat ku duhet të ndaleni përpara se të kaloni në avion, tren apo makinë, thekson një studim i fundit nga Control Risk për 2019.

“International SOS and Control Risks” ka publikuar një hartë ku tregohet për qytetarët siguria që i pret në udhëtimin e tyre, e parë në këndvështrimin e risqeve mjekësore, sigurisë në rrugë dhe sigurisë së udhëtimit në tërësi.

Shqipëria sipas hartës, ka risk të mesëm të udhëtimit. Ky nuk është një tregues shumë pozitiv për turistët që duan të udhëtojnë, duke marrë në konsideratë se kemi pasur një renditje më të mirë vitin e kaluar. Gjithashtu dhe përsa i përket sigurisë në rrugë dhe shëndetit Shqipëria ndodhet në të njëjtin nivel.

Sipas raportit të publikuar nga OBSH, risku shëndetësor që ka vendi ynë është në nivele mesatare. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por që risku ekziston në një nivel mesatar dhe për këtë, duhet fillimisht informacioni i duhur rreth vendit dhe çfarë problematikash shëndetësore mund t’ju prekë, si dhe informacion mbi qendrat e shëndetit ku do lëvizni.

Evropa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia të gjitha konsiderohen të jenë të sigurta, sipas raportit.

Rreziku i lartë në ekstrem përfshijnë pjesë të mëdha të Afrikës, si dhe zonën aziatike si Afganistani, Pakistani, Siria, Jemeni, India. Raporti vendos në rrezik edhe disa shtete të Amerikës së Jugut si Venezuela. Këtë vit, në ndryshim nga viti i shkruar, Ukraina nuk konsiderohet më rrezik në Europë.

Vende dhe rajone të tjera që raportojnë se paraqesin një kërcënim të madh për udhëtarët në rrugë janë Mongolia, Kina, Irani, Kazakistani, Brazili, Bolivia dhe Paraguai, për shkak të mungesës së sinjalistikës, rrugët e dëmtuara etj.

travelrisk_mapp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494