INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet raporti: Ky është bilanci nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Publikohet raporti: Ky është bilanci nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Publikuar më: 17:31 10-10-2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 960 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë dhe janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9,406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.


Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me Covid-19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

COCOVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 165
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 960
Testime totale 97703
Raste pozitive 15231
Raste të shëruara 9406
Raste Aktive 5409
Humbje jete 416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2823
Durrës 563
Shkodër 401
Korçë 280
Lezhë 269
Elbasan 215
Fier 244
Vlorë 194
Kukës 147
Berat 139
Dibër 75
Gjirokastër 59

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664