UEFA i ka dhënë fund pritjes duke zbardhur dokumentin mbi bazën e të cilit ekipi i Skënderbeut u përjashtua për 1 vit nga kompeticionet europiane për trukim ndeshjesh. Institucioni më i lartë i futbollit europian zbulon se ekipi korçar dyshohet se ka manipuluar 50 ndeshje. Sipas UEFA-s, Skënderbeu ka manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë, 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 2 ndeshje të Ligës së Europës dhe 6 miqësore.
Në dokument thuhet se Skënderbeu është përfshirë prej 6 vitesh në manipulime ndeshjesh me qëllim përfitime nga bastet.
Po kush janë emrat konkretë të përfshirë? Duke nisur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, presidenti Ardian Takaj e deri te drejtuesit e kompanive të ndryshme të basteve, UEFA i përmend njëri-pas tjetrit.
“Eurobest sh.a.”, “Star Bet”, “Top-Bast”, “SBObet”, “Baste Live”, “Super Bast”, janë emrat e kompanive që përmenden në këtë material.