Këtë herë lajmet e fundit nuk flasin më për jetën personale por për atë profesionale të këngëtares Nora Istrefi.
Ajo do të publikojë sonte rreth orës 19.00 projektin e saj më të ri muzikor. “Majëm” mban titullin kënga e punuar nga Cricket ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Era Istrefi, Ylli Limani dhe Fatmir Muja. Fakti që Nora në këtë klip do të shfaqet seksi dhe provokuese, me look te kuruar nga stilisti Valdrin Sahiti, me siguri ua shton edhe më shumë kureshtjen për të parë premierën e tij në orën 19.00 Ndoshta thashethemet lart e poshtë për ndarjen e Robertit dhe Norës, i shërbyen ciftit si një reklame e mirë e punës së tyre. Na e punuan bukur!