INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet traileri i

Publikohet traileri i "Bridget Jones's Baby"

Publikuar më: 11:08 24-03-2016

Bridget Jones rikthehet sërish, 12 vjet pasi u shfaq për herë të fundit në ekranet e kinemasë.

Lajmi ishte i njohur tashmë, por vetëm tani Renee Zellweger shfaqi në The Ellen Show trailerin e filmit të ri, të titulluar “Bridget Jones’s Baby”. Traileri na jep vështrimin e parë në skenarin e filmit, i cili është mbajtur i fshehtë prej kohësh. Këtë herë Bridget duket se ka futur veten në një telash më të madh se zakonisht, ka ngelur shtatzanë dhe nuk e di se kush është babai. Alternativat janë dy, i përhershmi Mark Darcy dhë një mashkull i ri që është futur në skenë.

Duke llogaritur se herën e fundit Bridget përfundoi me Mark-un, duket se rrugës paska ngatërruar shtrat. Të ketë qenë rastësore apo ta ketë braktisur përfundimisht dashurinë e saj për Mark? Interesant është gjithashtu fakti se në trailer është shfaqur edhe Ed Sheeran, ndërkohë që nuk dihet nëse do aktrojë apo thjesht të këndojë. Do të na duhet të presim deri më 16 shtator për ta zbuluar.

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658