Zhvillimi i “Kong: Skull Island” për disa vite ka qenë një nga elementët kryesorë të “Comic-Con”. Projekti u njoftuar për herë të parë si një surprizë në vitin 2014, dha tani filmi do të shfaqet në kinema me 10 mars, 2017. Për herë të parë, King Kong është prezantuar në vitin 1933 dhe së fundmi është publikuar edhe traileri i filmit të ri të majmunit gjigand King Kong, i cili jeton në “Skull Island” (ishullin e kafkave).
Me protagonistë aktorët Brie Larson, Tom Hiddleston e John Goodman, King Kong është prezantuar në Comic Con ndërsa pritet të jetë një hit në kinema vitin e ardhshëm, për faktin se janë të shumtë fansat e King Kong. Filmi pritet të jetë një riorganizim i historisë së King Kong, me Tom Hiddleston në një rol, ku shkon në një mision personal në ishullin misterioz, për të gjetur bishën gjigande.