Duket se shumë shpejt do të vijë kënga më e re nga shtëpia diskografike ON Records.
Pas publikimit të bashkëpunimit të Kidës me Ermal Fejzullahun, radhën e kanë reperi Getinjo dhe këngëtarja e re BabyG. Dyshja e artistëve ka publikuar para pak orësh trailerin e klipit të tyre të ri “Monster”, ku duket se jo vetëm kanë kënduar, por edhe kanë marrë flakë nga skenat shumë hot. Mjafton të shikosh vështrimin që Getinjo i hedh në fund të klipit bukuroshes BabyG për të marrë me mend gjithë situatën e krijuar.
Vëllai i madh i Mozzik nuk është një emër i panjohur pasi ai më parë është shfaqur në bashkëpunimin “Kukllat” me artistin e ri Endri, ndërsa mori shumë jehonë realizimi “Lavire”, tekstin e të cilit Getinjo e ka shkruar vetë. Ai së bashku me Mozzik kanë shkruar pjesën më të mirë të teksteve që mbajnë logon e ON Records dhe për këtë arsye jemi të gatshëm të vemë me bast se artisti 25 vjeçar është tekstshkruesi i “Monster”. Producentë janë natyrisht ata, të përhershmit dhe besnikët Zzap&Chriss.