Së fundi është postuar trileri i filmit “Fifty Shades Freed”, besoj se të gjithë e prisnit me “padurim”. Por prisni, kësaj radhe filmi vjen më një surprizë ndryshe nga herët e tjera. Gjejeni kush është ajo që befason?
Surpriza është nga protagonistja Anastasia! Në video shfaqet Ana (Dakota Johnson) në zyrën e një doktori, ku merr edhe lajmin se është në pritje të një fëmije. Nga reagimi, protagonistja e filmit, duket e surprizuar nga ky lajm.
Kapitulli i fundit i triologjisë së Fifty Shades, vazhdon me jetën e lumtur të Anastasia-s dhe Christian Grey si një çift i martuar.
Pavarësisht se ata do të jetojnë si një çift i lumtur dhe i kompletuar nga çdo aspekt, ujërat do të trazohen sërish. Christian mesa duket do të fillojë të flirtojë më arkitekten e shtëpisë gjë që do ta nxehë shumë situatën mes çiftit Christian-Anastasia.
Por gjithsesi se çfarë do të ndodhë ne serinë e 3-të të këtij filmi nuk mund ta themi me siguri.
Ju ftojmë të ndiqni trilerin e mëposhtëm për të kuptuar më shuam nga ky film: