Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku 23 vjeçari Juglend Kapllanaj u hodh nga terminali i aeroportit dhe humbi jetën. Disa orë pas ngjarjes është publikuar video që tregon momentin kur 23 vjeçari Juglend Kapllanaj hipën mbi tarracat e zyrave të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Në videon e publikuar nga “Ora News” vihet re se si Kapllanaj qëndron në buzë të tarracës, ndërsa një polic largon udhëtarët nga zona ku ndodhej i riu.
Pak sekonda më vonë, 23 vjeçari është hedhur nga 8 metra lartësi duke gjetur vdekjen.