Grabitja që iu bë Kim Kardashian, vazhdon të mbetet në fokusin e mediave rozë, dhe vetëm disa ditë pas natës “horror”, është publikuar video pasi ajo ishte sulmuar dhe plaçkitur. Në këtë video të filmuar me celular, shihen policët teksa diskutojnë se si të procedojnë në këtë rast të yllit të Keeping Up With The Kardashians, ndërkohë që Kim është e mbështjellë me një batanije në shtrat, me të drejtë e shokuar. 35 vjeçarja është parë vetëm disa çaste në klip, teksa përdor telefonin e saj, me shumë mundësi duke kontaktuar me Kanye West, ose ndonjë anëtar tjetër të familjes. Asistentja e saj shfaqet gjithashtu në video, duke folur me zyrtarët të cilët po bëjnë vëzhgimet e nevojshme.
Është e kuptueshme që Kim ishte e tronditur nga ajo që ndodhi, kush nuk do të ishte nëse do kërcënohej me armë në kokë.