INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Publikohet video ku emigrantët sulmuan seksualisht 90 femra gjermane

Publikuar më: 08:59 08-01-2016

Një video amatore në të cilën janë filmuar festimet e natës së ndërrimit të viteve u publikua nga një revistë lokale gjermane.Përveçse ngacmuan seksualisht femrat dhe qëlluan me fishekzjarre në drejtim të turmës, grupi prej rreth 1 mijë imigrantësh që shkaktoi shqetësime gjatë festimeve natën e ndërrimit të viteve në qendër të Këlnit u tall edhe me policët gjermanë.


Sic duket qartë edhe nga imazhet, turma përbehet kryesisht me të rinj, të cilët hedhin fishekzjarre jashtë stacionit të trenit ngjitur edhe me katedralen e famshme të Këlnit.Ajo që ndodhi në këtë shesh mes 31 dhjetorit të 2015 dhe 1 janarit të 2015 u bë e ditur për mediat vetëm disa ditë më vonë, pas denoncimeve të disa grave për ngacmime seksuale. Policia identifikoi tre prej te dyshuarce teksa shprehu shqetësimin se banda ka operuar e organizuar dhe nuk bëhet fjalë për ngjarje të cilat ndodhin rëndon gjatë festës së Vitit të Ri si pasojë e konsumit të alkolit apo edhe kaosit nëpër rrugë.


Autoritet lokale thanë se autorët e ngjarjes kanë origjinë arabe dhe nga afrika veriore. Kancelarja gjermane reagoi të enjten për ngjarjen nga Rumania ku ndodhej në një viztë zyrtare, duke u shprehur se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Duke i quajtur sulmet të neveritshme , ajo tha se nuk përjashtohet mundësia e përshpjetimit të procedurave të ekspulsit për të gjithë ata që kryejnë krime në Gjermani.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219