INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet video, reperi i njohur shqiptar “sulmon” Noizyn në SHBA? [VIDEO]

Publikohet video, reperi i njohur shqiptar “sulmon” Noizyn në SHBA? [VIDEO]

Publikuar më: 21:09 23-11-2017

Noizy ndodhet në një tur muzikor në SHBA, por mëngjesin e sotëm ai është bërë pjesë e një incidenti. Të gjithë e mbajme mend “sherrin” e famshëm mes dy grupeve të njohura TBA dhe OTR, duke ndarë fansat e muzikës Hip Hop në dy fronte. Por kohët e fundit nuk kishim dëgjuar shumë “diss-e”. Mirëpo grupi rival i OTR-së, CFE, miqtë e Unikkatil, kanë tentuar të sulmojnë Noizyn pasi ka dalë nga koncerti i tij në New York, në Queens. Është faqja “Hip Hop Shqip” që ka publikuar videon në Facebook ku shkruan se Noizy është detyruar të dalë nga koncerti me 10 policë. Ndërkohë që në video shihet reperi i njohur “Don Phenom” bashkë me grupin e tij “CFE” duke sharë në drejtim të një personi që supozohet të jetë Noizy, por të themi të drejtën nuk duket asgjëkundi. Nuk e dimë sa e vërtetë është, pasi mund të jetë thjesht një video për të nxehur sërish gjakrat.
Nga ZinZin nuk ka patur asnjë reagim deri tani lidhur me këtë video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725