INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet videoja e incidentit të tmerrshëm në koncertin e Soolking që theu rekorde me këngën “Zemër”, ndër to dhe këngëtarja e njohur! [VIDEO]

Publikohet videoja e incidentit të tmerrshëm në koncertin e Soolking që theu rekorde me këngën “Zemër”, ndër to dhe këngëtarja e njohur! [VIDEO]

Publikuar më: 11:33 23-08-2019

Soolking me këngën e tij “Zemër” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Dhurata Dora kanë thyer rekorde, të cilat vijnë e shtohen dita ditës.

Kënga ka tejkaluar kufijtë e shqiptarisë, duke u bërë mjaft e pëlqyer ndërkombëtare dhe këtë fillimisht e vërteton numri i shikueshmërisë në Youtube.

hqdefault.jpg

Së fundmi, ka ndodhur një incident mjaft i tmerrshëm në një stadium në Algjeri ku dhe mbante koncertin këngëtari i njohur Soolking.

Një turmë e madhe njerëzish që po nxitonin, janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve dhe mediat e huaja raportojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona dhe më shumë se 20 të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital.

Nga viktimat mësohet se 3 prej tyre ishin burra 2 dy gra.

Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin Algjerian ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora.

download.jpg

Gjithashtu është raportuar se incidenti fatal ka ndodhur pasi organizatorët kishin shitur bileta jashtë kapacitetit të stadiumit i cili kishte 15 mijë vendeve.

Por besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur.

Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur dhe incidenti fatal.

Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium.

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit që i mori jetën 5 personave dhe që lëndoi 20 të tjerë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758