Ariana Grande ka publikuar klipin “Side to Side” pas performancës së saj live në VMA-s, ku e këndoi këngën në skenë përkrah bashkëpunëtorës Nicki Minaj.
Pas suksesit të “Bang Bang” dy artistet bukuroshe janë ribashkuar për një tjetër këngë, vetëm se këtë herë duket se nuk ka pasur vend për Jessie J. Ariana shfaqet duke mbajtur trupin në formë në palestër, ku po drejton një grup vajzash në ushtrimet mbi biçikletë, dhe si për çudi, fokusi është natyrisht tek të pasmet e vajzave. Duhet thënë se palestra e kishte bërë të vetën, por situata erdhi duke u nxehur gjithmonë e më shumë rrugës. Fillimisht me këngëtaren 23 vjeçare që godiste me peshqir një vajzë tjetër në dhomat e zhveshjes dhe më pas Nicki me bikini në sauna e rrethuar nga disa meshkuj gjysëm të zhveshur. Një pamje tipike me pak fjalë.