Është zbardhur biseda e plotë e videoskandalit ku presupozohet se manazheri Drini Çaushi i ka ofruar para futbollistit të Partizanit Emiljano Vilës lidhur me tolerimin e ndeshjes ndaj Kukësit.
Me t’u publikuar në media ishin verilindorët që nxituan të mohonin lidhjet me menaxherin, por në bisedën e plotë të publikuar nga “fiks fare” dëgjohet të përmendet emri i Safet Gjicit, presidentit të Kukësit.
Ja biseda e menaxherit të futbollistëve, Drini Çaushi, dhe mesfushorit të Partizanit, Emiljano Vila:
Futbollisti: Lali ca bone?
Drini: Mirë rrusho, si ja çove ti?
Futbollisti: Hiç mirë, ça bone ti?
Drini: Hë mo zemra, Ku je ti, në shpi je?
Futbollisti: Jo, në dhomë jam.
Drini: Po pse ça, ju kanë mbajt në grumbullim e?
Futbollisti: Po në grumbullim jemi ne. Ça bone?
Drini: Ëëë nuk ke ik në shtëpi fare?
Futbollisti: Po dje isha në shpi. Tashti erdha.
Drini: Thash se ishte, po mir mo, ti qenke aty s’flet dot se je me njerëz a më kupto.
Futbollisti: Ë , jo mo tani vetëm jam.
Drini: Je vetëm?
Futbollisti: Vetëm në shomë jam.
Drini: A në rregull, vetëm, dëgjo lalin tat. Me dy llafe që mos të zgfjatemi shumë.
Futbollisti: Po.
Drini: Ashtu, përderisa po të folsha për punën e derbit besoj e kuprove çik paak a shumë. Muhabetin. Tashti krahu tjetër, prandaj të thash futu se këtu s’na dëgjon asnjeri.
Futbollisti: E marr vesh.
Drini: Krahu tjetër më ka thon, Në qoftëse, atë ditë që u ulëm unë, ti dhe...
Futbollisti: Po.
Drini: Ishte ai menaxheri i Kuksit. Naimi. Ashtu. Ai tani i ka thënë atij të madhit, Drini i njef ato, Drini flet, muhabet me ato. Ai më çoi mua mesazh, edhe më çoi këtu te “IMO” , më mori vet i madhi pastaj.
Futbollisti: Po.
Drini: Edhe më tha, Fol tha, boni, sa duan, a kupton, të na tolerojnë. Të na tolerojnë, jo të bëjnë gjëra që të duken, a më kupton, të na tolerojnë. Tani, shif vet, më thuj, edhe të veprojmë. Ti, këtë që do të them tani , nuk ta them për kundra peshë.
Futbollisti: E marr vesh.
Drini: Po thonë që 90% ti je i ik aty, ( Partizani) .A kupton vëllain? 90%. Ashtu. Ti do vish këtu, te Korfuzi, po ta thotë vëllai jot,se unë të du me shpirt Nuk du me mor lek. 2 lek me ty. Po ta peësëris edhe njëherë, shif ça çuni është Drini. Nuk po ta them për kundrapeshë, që ooo po të premtoj ty këtu ee , ti bo këtë. Ashtu, ti si anej, si knej ti do marësh. Më thuj, ça ti them, menoje njëherë, menoje po të duash e ma ço me mesazh.Drino thuj, kshu, këtu këtu. Thuj kaq, bën kaq. Më tha, aman tha ma boj këtë. Ai është çmend tani, ai do me dal patjetër kampion. A më kupton?
Futbollisti: E marr vesh, e marr vesh.
Drini: Ashtu. Më tha, thuji atij mikut tat, nëqoftë se ka ndonjë njeri tjetër.A më kupton. Të hapin gojën, ça është me i dhonë, t’ja japim. Safeti tha. Kjo është muhabeti zemra.
Futbollisti: Mirë do.
Drini: Dëgjo tashti, mos më jep përgjigje menjëherë, Sa më shpejt aq më mirë, menoje njëherë, edhe më thuj.
Futbollisti: Mirë Drino mir në rregull.
Drini: Jam tamam apo s’jam tamam.
Futbollisti: Ok, hajd do të marr unë pastaj prapë, do të marr unë kur të jem vetëm prap.
Drini: Ashtu të marrsha të ligat.
Futbollisti: Mirë lali.
Drini: Mirë, shif situatën vet, ai nuk tha jo të bëjnë gjëra që duken, ashtu tolerim, a kupton vëllain.
Futbollisti: Mir o Drin do të bëj tel.
Drini: Se unë të du me shpirt ty, a kupton ore?
Futbollisti: Po s’bëhet llaf o burrë.
Drini: Ashtu, as nuk dua, po ta them dhe këtë Drini, o lal unë s’dua as të keqen tate, asnjigjo.
Futbollisti: Normale, normale.
Drini: Shif e boj vet. Të erdhi topi, mere shty anej, ku di me shty anej, e di vet mënyrën ti. A kupton, tolerimin.S’po thot tjetri ik shko e ik më bëj penallti, tolerim o vëlla. A kupton.
Futbollisti: E marr vesh. Mir mo gjithsesi do të bëj, do flasim pastaj prap ne. Do të bëj prap telefon lali.
Drini: Ti e di, mir zemra?
Futbollisti: Mir zemra, mir. Në rregull.
Drini: Vetëm mos mu vono se edhe ai po më pret mu.
Futbollisti: Jo, jo do të marr prap pastaj në telefon.
Drini: Hajde ciao.
Futbollisti: Mir lali ciao.