Edhe pse tashmë është gjyshe, Albërie Hadërgjonaj ka treguar në publik se di sesi të jetë një femër plot klas dhe sensualitet.
Ditën e djeshme gjyshja seksi ka publikuar në Instagramin e saj një foto shumë provokuese ku shfaqej në shtrat e veshur me bikini me këmbët e hapura dhe duke ekspozuar gjoksin bombastik.
Edhe pse u pëlqye si imazh nuk kanë munguar edhe kritikat nga fansat të cilët e kanë konsideruar si të ekzagjeruar këtë postim.
Rrjedhimisht këngëtarja i ka marrë masat dhe këtë e ka treguar me një tjetër postim në Insta ku Hadërgjonaj ka cilësuar se fotografia është montazh.
Në Insta Story, këngëtarja postoi foton në të cilën ka shkruar: “Fotoja është montazh. Ma vodhën paswordin e Insta dhe kanë manipuluar. Ju lutem portaleve mos publikoni më lajme të tilla”.
Në foto, Albëria shihej e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe dhe në një pozicion mjaft intim.