“Sa mirë pe e dridh ti mbi taka, taka, taka! Sa mirë pe sjell ti mbi taka, taka, taka. Sa mirë pe dridh ti me taka, taka, taka. Sa mirë pe ec ti me taka, taka taka.”- është ky refreni i këngës më të re të Taynës me titull “Taka”. Muzika është punuar nga producenti Cricket, kurse teksti është shkruar nga vetë Tayna. Projekti është publikuar në mesnatë dhe ndryshe nga çfarë ndodh me këngët e Taynës, numëron 111 mijë klikime për 12 orë.
Dhe kjo e ka një arsye dhe shpjegohet fare qartë në sektorin e komenteve, ku dëgjuesit flasin me shumë zhgënjim për këtë këngë. Shumë prej tyre thonë se teksti le shumë për të dëshiruar dhe se u mungon Tayna e vjetër, shkruan news-31.com Sipas komenteve, ajo ka lënë pas tekstet e fuqishme dhe rep duke sjellë muzikë komerciale. “More fund po vazhdove kështu”- shkruan dikush. Për të thënë se kjo këngë është në nivele të dobëta, shumë persona e krahasojnë me këngët e ish-konkurrentëve të Për’puthen, teksa të tjerë thonë se ka përdorur autotune.