INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikon materiale të kopjuara. Zv/ministri i Arsimit akuzohet për plagjaturë

Publikon materiale të kopjuara. Zv/ministri i Arsimit akuzohet për plagjaturë

Publikuar më: 16:38 07-10-2018

Ervin Demo, zv ministër i Arsimit akuzohet për plagjiaturë. Pretendimi ka ardhur nga mjeku Taulant Muka, i cili ngre dyshime se Demo, i cili është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor, publikon materiale të kopjuara në revistat që ai quan grabitqare, duke i krahasuar ato me tekstin original dhe atë që pretendohet se është kopjuar prej tij. Në profilin e tij në facebook ai ka paraqitur dhe materialin që sipas tij është origjinali. Njëri prej artikujve, i botuar në vitin 2011, që mban titullin 'Universitetet dhe transferimi i teknologjisë', pretendohet se është kopjuar nga Zv.ministri i Arsimit dhe deputetja e PS Blerina Gjylameti, si kandidate për doktoraturë.
Pas akuzave për plagjiaturë ndaj Ervin Demos, pritet një reagim nga Ministria e Arsimit. Janë të shumtë zyrtarët e lartë në botën perëndimore, të cilët kanë dhënë dorëheqjen për shkak se janë evidentuar me plagjiaturë. Në vitin 2011, ministri gjerman i Mbrojtjes Guttenberg, dha dorëheqjen pasi u akuzua se kishte kopjuar diplomën e doktoraturës në Universitetin 'Bayreuth'.
Në 2013, Ministja Gjermane e Arsimit Annette Schavan u dorëhoq po ashtu për plagjiaturë. Ndërkohë, pak ditë më parë më 12 shtator.

mukaaaaaa_ok.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379