INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikonte pamje të përleshjeve mes qenve, shoqërohet në polici 17 vjeçari

Publikonte pamje të përleshjeve mes qenve, shoqërohet në polici 17 vjeçari

Publikuar më: 17:20 06-06-2016

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin B.H. 17 vjeç, i cili ka publikuar në rrjetet sociale pamje të përleshjes mes qenëve.

17 vjeçari nga Selenica publikoi në profilin e tij në Instagram dy video të tmerrshme, ku qeni i tij pitbull mbyste deri në ngordhje dy qen të tjerë. Policia lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po kryen gjithë veprimet proceduriale përkatëse. Ndërkohë edhe Ministria e Bujqësisë ka reaguar për këtë ngjarje duke kërkuar marrjen e masave.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043