Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi, ditën e djeshme publikuan këngën e tyre më të re, duhet thënë se ky rikthim më këtë duet është goxha interesant dhe ritmik njëkohësisht, i cili me siguri do të bëhet hit.
"Dashni me raki" quhet bashkëpunimi i tyre, i cili që në momentin që u lançua, mori menjëherë pëlqimin e fansave. Mirëpo, të gjithëve u ka shpëtuar një detaj në rreshtat e Getoarit.
"I dehun jam, këmbët s’më mbajnë”- janë fjalët e reperit, të cilat i ka marrë në këngën e famshme të Nexhmije Pagarushës, duke i ruajtur edhe të njëjtën melodi të versionit origjinal.