INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikuan pamjet kur i ra të fikët, Fifi kapet KEQ me produksionin e “BB VIP”: S’është...

Publikuan pamjet kur i ra të fikët, Fifi kapet KEQ me produksionin e “BB VIP”: S’është...

Publikuar më: 17:08 26-02-2022

Pas largimit nga studion e post “Big Brother”, këngëtarja Filloreta Raçi ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Instagram. Këngëtarja në postimin e saj ka theksuar se nuk është larguar nga studio pasi nuk mundi të përballonte debatin, ashtu siç u raportua. Duke shpjeguar edhe arsyet e saj lidhur me mungesën në pjesën e mbetur të programit.
“Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë pashë videon me SLOWMOTION kur m’ka ra të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merrsha as nuk po merrdha mo…”- shkroi mes të tjerash Fifi ndërsa nuk kurseu as kritikat ndaj produksionit duke u shprehur se ajo pjesë nuk duhej trasmetuar.

“Mbase do të ishte mirë mos të transmetohej ajo pjesë, jo për gjë por edhe unë jam njeri…edhe unë kam familje.Mbase nuk është as etike dhe mirë për mua pavarësisht që m’ka ndodhur si episod. Po flas si njeri me ndjenja përtej çdo gjëje!,”-shtoi ajo në postimin e saj.

274658559_979738272645519_6976123756179848424_n-640x1137-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457