INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pukë: Operacion anticannabis, të shtëna me armë ndaj policisë

Pukë: Operacion anticannabis, të shtëna me armë ndaj policisë

Publikuar më: 13:56 26-08-2016

Gjatë një operacioni anticannabis në Pukë, forcat e policisë janë përballur me të shtëna armësh. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të shtënat janë dëgjuar në largësi por nuk ka të lënduar. Ndërkohë uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë operacionit janë asgjesuar 2400 bimë narkotike të kultivuara në 1 parcelë si dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e një 29 vjeçari.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 25.08.2016 gjatë kontrrollit të ushtruar në vendin e quajtur "Laku i Mollës" fshati Mollë Kuqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Fushë Arrëz u konstatua 1 parcelë me 2400 bimë narkotike të llojit Cannabis - Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies, 2 armë zjarri, 40 copë fishekë model-56, dhe 20 copë fishekë të kalibrit 9 mm të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
Kujtim Përndoj, 29 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.
Gjatë momentit që forcat policore kanë kapur në flagrancë shtetasin Kujtim Përndoj bëhet me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh në distancë, por jo në drejtim të forcave policore dhe nuk ka të dëmtuar.
Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë përdorur armë zjarri gjatë operacionit policor”.

Article Logic
Execution time: 0.0070929527282715