INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pukë: U presin rrugën dhe i dhunojnë, përfundojnë në spital kryetarja e LSI dhe ajo e LRI

Pukë: U presin rrugën dhe i dhunojnë, përfundojnë në spital kryetarja e LSI dhe ajo e LRI

Publikuar më: 17:58 18-06-2017

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, duket se nuk po kalon plotësisht e qetë.

Një rast dhune është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Arrëz, ku kryetari i e LSI-në në Pukë, Saimira Laçi, dhe ajo e LRI, Romina Kuçi, janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas raportimeve, Laçi dhe Kuçi ishin duke udhëtuar me makinë në momentin kur u kanë dalë përpara disa persona.

Si pasojë e dhunës, kryetarja e LRI në Pukë ka pësuar lëndime, dhe është dërguar në spitalin e Fushë-Arrzit për të marrë trajtimin mjekësor.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, por kryetari e LSI në Pukë, Sajmira Laçi, është shprehur se autorë të dhunës ndaj tyre janë eksponentë të rëndësishëm të PS.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389