INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pulla shqiptare me Skënderbeun emetohet në Francë

Pulla shqiptare me Skënderbeun emetohet në Francë

Publikuar më: 09:37 31-01-2019

Shumica e pullave postare shqiptare mbajnë firmën e piktorit të njohur Zamir Mati. Piktor i linjave romantike dhe delikate, Zamir Mati i ka dhuruar filatelisë shqiptare disa nga veprat e tij më të mira si “Shqipja” që është bërë, jo vetëm pullë poste, por edhe një nga posterat më famshëm që përfaqëson Shqipërinë, si dhe vepra “Mëngjesi” e shumë të tjera. Po së fundmi vepra e Zamir Matit është përfshirë edhe në pullat postare në Francë. Pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, nxirret në qarkullim nga “La Poste, France”. Ky lajm u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati”, thekson Majko.
Piktura e emetuar në pullën postare është zgjedhur nga ekspozita kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu që Zamir Mati e çeli para dy vjetësh në Qendrën Kulturore në Francë, Paris, “Maison d’Albanie”, në Espace 26, Place Denfert Rochereau, Paris 14, ku prezantoi 32 punime në pikturë, akuarel, vizatime, grafika dhe një projekt ide dekorativ.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172