INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Puna informale në Shqipëri në nivele katastrofike[VIDEO]

Publikuar më: 12:36 22-12-2018

Puna informale vijon të jetë në nivele shumë të larta në vendin tonë. Të dhënat e organizmave të Bashkimit Europian flasin për nivel katastrofik afro 40%. E rezultojmë ndër vendet e para në Europë që dhe evazioni për këtë arsye ka pësuar rritje.
Për punë informale kryeson Kosova me 81%, e ndjekur nga Turqia me 75% dhe Serbia me 51%. Kurse shtete me nivel më të ulët të punës së zezë janë Bosnje dhe Hercegovina me 37%, e ndjekur nga Maqedonia me 30%. Ndërsa më mirë nga të gjitha shtetet për punë të kontrolluar është Kroacia me 19%.
Këto të dhëna sipas ekspertëve ndërkombëtare sjellin probleme të mëdha në ekonomitë e shteteve, pasi paraja në të zezë nuk ndihmon zhvillimin e vendeve, që kanë në përmasa të larta të punësuarit e padeklaruar. Puna në të zezë nuk ju jep garanci as qytetarëve, pasi një person i padeklaruar në skemën e sigurimeve mund të largohet nga puna fare lehtësisht dhe nuk ka mundësi të kërkojë të drejtën e shkarkimit pa të drejtë nga detyra.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121