Greva e fermerëve në Greqi ka bllokuar sërisht punën në doganën e Kapshticës, duke lënë pa qarkulluar me qindra automjete tregëtare dhe private. Bllokimi këtë herë do të jetë shumë i gjatë nga ora 11.30 deri në 19.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Korçë ka shpërndarë këtë informacion me argumentin se për shkak të bllokimit të rrugëve, prej grevës të zhvilluar nga fermerët grekë, dogana greke përsëri nuk do të funksionojë.
Fermerët grekë kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve, që kërkon të miratojë qeveria “Tsipras”.