INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Puna në të zezë "çon" dhjetra kompani për ndjekje penale [VIDEO]

Publikuar më: 09:43 11-05-2017

59 shoqëri tregtare janë paditur për ndjekje penale në organet e prokurorisë në të gjithë vendin, pasi kanë punësuar shumë punonjës në kundravajtje me ligjin. Ata i shfrytëzonin dhe nuk i deklaronin si të punësuar dhe për pasojë qindra punonjës punonin në të zezë. Sipas të dhënave zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, numri i procedimeve për këtë vepër penale shënoi rritje të dukshme gjatë vitit të shkuar krahasuar me 2015, rreth 2.4 herë më shumë.
Rekort për numrin e procedimeve mban Tirana me 32% të rasteve, pasi në kryeqytet janë përqëndruar dhe pjesa më e madhe e bizneseve, më pas në Vlorë me 25% të rasteve, Saranda me 15% të rasteve dhe Shkodra me 8% të rasteve.
Informaliteti në tregun e punës është një fenomen mjaft i përhapur në vendin tonë. Shqipëria në fakt rendite në rajon me nivelin më të lartë të të punësuarve në të zezë dhe mbledh të ardhura nga taksa e punës sa gjyma e mesatares rajonale.
Gjithësesi aksioni kundër informalitetit që nisi në vitet 2015-2016 dhe që vijon ende ka formalizuar gati 70 mijë vende pune. Vendet e rajonit, sidomos Maqedonia dhe Mali i Zi, aplikojnë gjoba shumë të larta dhe dënime të ashpra ndaj bizneseve që aplikojnë punësimin e padeklaruar.

Ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328