INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punësimi gjatë sezonit turistik, rriti mirëqënien e shqiptarëve. Po tani?[VIDEO]

Publikuar më: 11:08 07-10-2018

Në tre muajt e verës në zonat turistike hapen më shumë vende pune. Sipas Drejtorive të Tatimeve në katër qarqet e vendit këtë vit është rritur me 13% numri i punonjësve në sektorin e turizmit krahasuar me sezonin e kaluar.

Ku numrin më të lartë e mban Durrësi me 54.836 punonjës të rinj në harkun kohor qershor-gusht dhe me rritje 6% krahasuar me 2017.
Më pas rendite Shkodra me një numër prej 25.762 të të punësuarve të rinj ose 6% më shumë krahasuar me një vit më parë, më tej vjen Lezha dhe në fund Saranda.
Bie në sy se rritjen më të madhe të të punësuarve krahasuar me tre muajt e verës së 2017 e mban Saranda, me 15%. Po nëse llogaritim në total të punësuarit vetëm të këtyre katër qarqeve në muajt e verës rezulton se janë mbi 100 mijë. Këta të punësuar të rinj me shumë të ngjarë sot nuk janë më në punë se sezoni veror ka përfunduar. Ndaj vetiu lind pyetja me çfarë të ardhura jetojnë ata sot?
Po veç këtyre shifave zyrtare ka dhe shumë persona të tjerë që punësohen në verë pranë bizneseve familjare dhe nuk janë të regjistruar në tatime. Ndaj dhe ata pas verës mbeten sërisht në rrugë dhe pa të ardhura.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332