INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punësimi në vend. Rama jep lajmin e mirë për 2017 [FOTO]

Punësimi në vend. Rama jep lajmin e mirë për 2017 [FOTO]

Publikuar më: 09:22 13-12-2017

Kryeministri Rama duke ju referuar shifrave të publikuar nga INSTAT dha lajmin e mirë për rritjen e punësimit në vend. Në bazë të dhënave të 3 mujorit të tretë të këtij viti janë regjistruar rretj 220 mijë më shumë të punësuar.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë?”.
Nga të dhënat e publikuar nga INSTAT edhe krahasuar nga tremujori i dytë, numri i të punësuarve është më i lartë.
INSTAT:
“Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T3 - 2017
Në tremujorin e tretë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,7 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 1,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,4 %.
Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2016 në tremujorin e tretë të vitit 2017, është 1,9 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 8 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,8 % në sektorin e industrisë. Në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 3,8 %. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2017, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 1,4 %. Punësimi u rrit në sektorin e industrisë me 3,4 %, në sektorin e shërbimeve me 1,6 %, dhe në aktivitetet bujqësore me 0,1 %.”

 rama_per_punesimit.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031819343566895