Pasi Fifa filloi hetimin mbi tratativën Pogba-Manchester United që solli në xhepin e agjentit Mino Raiola plot 49 milionë euro, me shumë detaje kanë dalë për financat e futbollistave.
Në veçanti për ata që paguhen me shifra stratosferike si Cristiano Ronaldo. Bëhet kështu me dije se superylli portugez është paguar një herë më shumë se 1 milionë euro për vetëm 4 orë e gjysëm punë. Kjo erdhi nga marrëveshja me kompaninë e telekomunikacionit Saudi. Dhe puna përfshinte një set fotografish, 5 bluze të firmosura nga ai dhe dy përmendje nga Cristiano në rrjetet e tij sociale. Një çmenduri e paprecedent! Gjithçka është bërë e ditur në librin “Football Leaks: The Dirty Business of Football”, ku është përmendur gjithashtu se transferimi i Gareth Bale nga Tottenham tek Reald Madrid ishte një rekord botëror, por zyrtarisht u paraqit si transferimi i dytë pas Cristiano Ronaldos. Natyrisht për të mos i prishur qejfin këtij të fundit...