INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punët më të paguara në botë shkaktojnë më pak stres! Ja cilat janë ato [FOTO]

Punët më të paguara në botë shkaktojnë më pak stres! Ja cilat janë ato [FOTO]

Publikuar më: 16:41 05-01-2017

Kush e merrte me mend?

Janari është një muaj i madh për të kërkuar punë të ri, pasi të gjithë kërkojnë që të bëjnë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Nëse po kërkoni që të ndryshoni karrierë në këtë vit të ri, nuk do bënit keq të ritrajnoheshit si dentist, ekonomist ose matematicien. Mund të tingëllojnë si profesione problematike, por në fakt bëjnë pjesë në listën e punëve me më pak stres dhe me pagesa shumë të kënaqshme, rreth 220 mijë dollarë në vit (në Amerikë të paktën). Lista tregon se karrierat në matematikë dhe shkenca ekzakte çuditërisht shkaktojnë më pak stres se profesionet e tjera. Këtu flasim për punë si matematicien, fizikan, ekonomist, astronom, të cilat ishin të gjitha pjesë të kësaj liste të veçantë. Business Insider përdori Departamentin e Rrjetit të Informacionit të Punëve për të gjetur punët me koefiçent për “tolerancë ndaj stresit” dhe t’i rendisë ato në një shkallë nga 0 në 100. Sa më të ulët ta ketë këtë koefiçent, aq më pak stres sjell ajo punë. Ja 10 punët më pak stresuese:

punetmpak.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217