INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punëtorët e naftës në Fier i rikthehen protestave

Punëtorët e naftës në Fier i rikthehen protestave

Publikuar më: 10:10 02-02-2017

Naftëtarët rikthehen sërisht në protestë. Punonjësit e Rafinerisë së Fierit kanë muaj të tërë pa marrë pagat ndërsa një pjesë e tyre punojnë pa siguracione.

Askush deri më tani nuk u ka dhënë përgjigje edhe pse ata nuk i kanë ndalur protestat. Madje disa disa ditë më parë një prej punonjësve tentoi vetëvrasjen para syve të fëmijëve. Agim Mydini zbriti nga oxhaku i rafinerisë me premtimin se do i merrte paratë, por ende nuk i janë dhënë.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328