OSHEE ka njoftuar banorët se sot në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në kabinën “Hawai 1” që furnizohet nga fideri 324 i nënstacionit Selitë, nesër datë 12 Shkurt, për shkak të investimit për vendosjen e pajisjeve të reja do të s'takohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-14:00. Pjesërisht pa energji do të mbetet rruga “Prokop Mima”, sqaron OSHEE.
OSHEE ka njoftuar se pas mesnatës, rreth orës 01:00-05:00 do të stakohet energjia në fiderat F7 dhe F8 të rrjetit 20kV nënstacioni Kashar, si masë sigurie për punimet që po kryen Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës.
OSHEE shton se bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, të bashkisë Vorë do të mbeten pa energji.