Një pjesë e madhe e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike këtë të hënë. Mësohet se për shkak të disa punimeve që do të kryhen në kabinat e Tiranës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar qytetarët se një pjesë e kryeqytetit do të ketë kufizime të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të OSHE, gjatë ditës së sotme do të ketë pjesërisht kufizime të energjisë nga ora 11:00-16 në zonën e Freskut.
Njoftimi i OSHEE:
“Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave ne Tirane, sot nga ora 11:00-16:00, do të punohet në zonën e Freskut e për pasojë do të këtë stakim të energjisë në zonën e Freskut pjesërisht”.