Sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur sot kufizimi i qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të disa punimeve që do të bëhen në këtë aks.
ARRSH dhe Policia Rrugore thonë se rehabilitimi do të jetë në sistemin e ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.
Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.